Pas një periudhe të gjatë spekulimesh, lajmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht. Aktorja dhe moderatore shqiptare e mirënjohur, Rudina Dembacaj, do të jetë opinioniste e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.
Konfirmimi u bë mbrëmjen e sotme përmes faqes zyrtare të spektaklit në Instagram, ku u publikua edhe fotografia prezantuese e saj.
Rudina Dembacaj
Rudina është një emër i njohur i ekranit shqiptar, me një karrierë të gjatë në aktrim, humor dhe moderim. Publiku e njeh nga spektaklet “Portokalli” dhe “Al Pazar”, ndërsa ndër vite ka drejtuar edhe emisionin “Mos i fol shoferit”. Së fundmi, ajo ishte pjesë e panelit të moderatoreve të “Goca dhe Gra” në Top Channel.
E njohur për natyrën e saj spontane, humorin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë, Dembacaj tashmë merr një rol të ri televiziv, këtë herë duke komentuar lojën, përplasjet dhe marrëdhëniet mes banorëve të shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Emri i saj kishte qarkulluar prej ditësh në mediat shqiptare si një nga kandidatet për karrigen e opinionistes, por vetëm tani është konfirmuar zyrtarisht nga produksioni.
Big Brother VIP Kosova 5
Big Brother VIP Kosova 5 nis këtë të premte, më 30 tetor, në Klan Kosova, duke hapur një kapitull të ri të spektaklit që ka mbajtur të mbërthyer publikun gjatë katër edicioneve të kaluara. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










