Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Dy cisterna nafte goditen nga predhat pranë Omanit

Dy cisterna nafte goditen nga predhat pranë Omanit
Foto: lajmifundit.al

Dy cisterna nafte janë goditur nga predha të paidentifikuara teksa po largoheshin nga Ngushtica e Hormuzit, një prej pikave më strategjike për transportin e naftës në botë dhe në qendër të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajmin e ka bërë të ditur UKMTO, shërbimi britanik i informacionit për sigurinë detare, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas njoftimeve të publikuara, cisterna e parë u godit në pjesën e pasme, ndërsa e dyta në zonën e dhomës së motorëve. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

Të dy incidentet ndodhën pranë brigjeve të qytetit Khasab, në Oman, teksa anijet po lundronin drejt daljes nga Ngushtica e Hormuzit. Ngushtica është një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Rëndësia e Ngushticës për tregtinë e naftës

Para shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, përmes saj kalonte rreth 20% e eksporteve globale të naftës.

Tensionet në korridorin detar

Që nga fillimi i konfliktit, Irani ka shënjestruar vazhdimisht anijet që tentojnë të kalojnë këtë korridor pa miratimin e tij. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane, gjë që ka rritur tensionet dhe rrezikun për trafikun detar në rajon.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha