Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Dramë në Anfield, Liverpool eliminon Chelsea në Kupën e Ligës

Dramë në Anfield, Liverpool eliminon Chelsea në Kupën e Ligës
Foto: top-channel.tv

Anfield Road ishte skenë e një ndeshjeje dramatike në Kupën e Ligës angleze mes Liverpool dhe Chelsea, ku ishte skuadra e The Reds ajo që arriti të kualifikohej më tej duke i mposhtur Blutë 7-5 me penallti, pasi koha e rregullt përfundoi me barazimin 1-1.

Kthimi i Xabi Alonso në Anfield

Xabi Alonso kthehej si kundërshtar në Anfield përballë një tifozerie që e adhuronte kur si futbollist luante dhe triumfonte me The Reds, për t’u larguar më pas i eliminuar.

Pjesa e parë u vendos nga dy penallti, nga një për secilën skuadër. Fillimisht ishte Chelsea ai të cilit iu akordua një 11 metërsh që u ekzekutua nga Morgan Rogers, i cili u tregua i saktë duke iu dhënë avantazhin 1-0 Bluve të Londrës. Kundërpërgjigjja e Liverpoolit erdhi në minutën e 43, kur ishte Gakpo që iu drejtua pikës së bardhë, me holandezin që nuk gaboi dhe barazoi shifrat në 1-1.

Fitorja e Liverpoolit pas penalltive

Shifrat nuk ndryshuan as në pjesën e dytë, me Liverpool dhe Chelsea që iu drejtuan serisë së gjuajtjeve të penalltive për të përcaktuar skuadrën fituese. Seria e gjuajtjeve të 11 metërshave ishte një dramë më vete, me të dyja skuadrat që gabuan nga dy herë dhe fituesi u përcaktua vetëm pas raundit të 8 të këtyre penalltive, ku fatal për Blutë e Londrës ishte gabimi i Fofana, i cili e dërgoi topin shumë lart portës së Mamadashvilit dhe kështu Liverpool preu biletën për në raundin e mëtejshëm të kompeticionit.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha