Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në Gjermani

Ardian Krasniqi fiton me nokaut në Gjermani
Foto: insajderi.org

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi po shfaq një formë të jashtëzakonshme, duke e dëshmuar këtë sonte me një fitore të re bindëse në ring.

Një spektakël i vërtetë u zhvillua në “SCHARRena” të Stuttgartit. Nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, triumfoi ndaj venezuelianit Ricardo Guarapana, duke e nokautuar në raundin e tretë.

Fitorja e 14-të profesioniste

Me këtë fitore, Ardian Krasniqi regjistron suksesin e 14-të në karrierën e tij profesioniste, po aq ndeshje të fituara sa ka zhvilluar.

Ambicie për të ardhmen

Krasniqi i bëri krenarë shqiptarët me paraqitjen e tij në ring. Ai dëshmoi edhe një herë nivelin e lartë dhe ambiciet për të vazhduar rrugëtimin drejt majave të boksit profesionist.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha