Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait
Foto: lajmifundit.al

Kampioni olimpik Pirro Dhima ka dorëhequr nga posti i këshilltarit të posaçëm në Ministrinë greke të Sportit, pasi çështja e dopingut, në të cilën është përfshirë vëllai i tij Odisea, doli në pah.

Sipas mediave greke, dorëheqja e Pirro Dhimës nuk është pranuar nga zëvendësministri i Sportit, Giannis Vroutsis.

Arrestimi i Odisea Dhimës

Një ditë më parë, vëllai i tij Odisea u arrestua pasi në banesën e tij, por edhe në qendrën sportive që ai drejtonte, u gjetën sasi lëndësh stimuluese, ose ndryshe doping, të cilat u jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre.

Akuzat dhe hetimi

Sipas akuzës, ai kryen këtë aktivitet prej më shumë se 14 vjetësh dhe madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij.

Policia thotë se që nga prilli i vitit 2024 ai furnizonte dhe u jepte substanca të ndaluara sportistëve. Gjatë hetimit u zbulua edhe një rast i dhënies së një substance të ndaluar nga lista e WADA-s një sportisti të mitur gjatë një gare. Për këtë rast, si trajneri ashtu edhe sportisti ishin dënuar më parë me përjashtim nga gara dhe ngjarjet sportive.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha