Këngëtarja e mirënjohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar të premten në mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku rrëfeu për karrierën e saj të gjatë në muzikë dhe ndau disa detaje të panjohura më parë.
Ingrit Gjoni për bashkëpunimin me Gjeton
E pyetur për shumën më të madhe që ka përfituar nga një event, Ingrit u përgjigj:
Gjatë këtyre 10 viteve të fundit, hitet që kam realizuar me Gjeton më kanë ndihmuar shumë për të qenë më pranë publikut, ndryshe nga periudha kur isha një këngëtare skene në 10-vjeçarin e parë. Për këtë ndihem mirënjohëse, sepse kam mësuar diçka edhe nga live-i. Jam shumë e kënaqur që në këto 10 vite të fundit kemi udhëtuar nëpër botë të dy bashkë. Kam marrë dashuri të madhe dhe jam argëtuar me koncertet e mia. Mund të them me bindje se miku më i afërt i zemrës sime është publiku. Është publiku, sepse të betohem se në momentin kur dal në skenë, në 30 minutat e para, harroj të gjitha hallet, stresin dhe problemet. Ai është vendi ku qetësohem vërtet dhe harroj gjithçka. Për t’iu përgjigjur pyetjes… 72 mijë paund, por ishim tre veta, në një qytet jashtë Londrës. Mua veriorët më duan shumë, por atë ditë ishin të gjithë vlonjatë dhe tiranas, nuk kishte fare veriorë. 72 mijë paund për dy orë, ishim tre veta. Unë i investoj në pasuri të paluajtshme.
Burimi: www.topalbaniaradio.com










