Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Ingrit Gjoni shpjegon pse nuk e ndjek më Çiljeta Xhilagën në Instagram

Ingrit Gjoni shpjegon pse nuk e ndjek më Çiljeta Xhilagën në Instagram

Në mbrëmjen e së djeshmes, këngëtarja e mirënjohur Ingrit Gjoni ishte e ftuar në emisionin “Live me Luizin”.

Loja e Luiz Ejllit me fotografi

Gjatë bisedës, Luiz Ejlli organizoi një lojë me të. Ai i paraqiste disa fotografi që ajo nuk duhej t’i shihte, ndërsa Luizi përshkruante detajet dhe Ingriti duhej të zbulonte për kë ose për çfarë bëhej fjalë.

Kur i dha foton e këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga, Ejlli e pyeti edhe për marrëdhënien mes tyre.

“Si është marrëdhënia sot me Çiljetën, a i ka rezistuar kohërave?”, e pyeti ai.

“Po i ka rezistuar, me ca devijime të vogla sepse ajo ka krijuar shoqëri më të ngushta në jetën e saj. Çili është një shoqe zemre, pushimet nuk i bën me mua, ka filluar t’i bëjë me shoqe të tjera”, tha ajo.

Marrëdhënia me Çiljetën dhe rivaliteti në fillime

Më pas Luizi e pyeti pse e gjithë Shqipëria i shihte si dy rivale.

“Sepse ishim rivale në ato fillime. Ne ishim konkurrente, që do të thotë që në një klub ku unë këndoja, domosdoshmërisht do të ishte ajo klub-i të nesërmen”, tha Gjoni.

Ndërsa duke folur për arsyen pse nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja tha me humor se e ka hequr pasi nuk shkoi me pushime me të.

“Me thënë të drejtën e hoqa nga Instagram. Tjetër pardje ishim bashkë për darkë. Por preferoj ta heq sepse nuk zgjodhi të shkojë pushime me mua. Jam mërzitur shumë. Ajo nuk më ka hequr, por më thotë ‘më bëj se le nam’”, tha këngëtarja.

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha