Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Kim Kardashian për Kanye West: Nuk do të ndalem së brengosuri për të

Kim Kardashian për Kanye West: Nuk do të ndalem së brengosuri për të
Foto: indeksonline.net

Kim Kardashian ka deklaruar se, megjithë ndarjen dhe problemet në marrëdhënien me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, ajo vazhdon të kujdeset për të çdo ditë.

Ylli amerikan ka folur hapur për vështirësitë e bashkë-prindërimit me reperin, duke pranuar se situata është e ndërlikuar dhe shpesh emocionalisht e vështirë.

Këto deklarata janë pjesë e biografisë së re “Citizen Kim”, e shkruar nga gazetari Jonathan Van Meter, në të cilën Kardashian ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me babanë e katër fëmijëve të saj.

Kanye dhe Kim

Shqetësimi i përditshëm i Kim për Kanye

E pyetur se sa shpesh shqetësohet për Westin, Kim ka thënë se kjo ndodh vazhdimisht, pasi ai mbetet babai i fëmijëve të tyre.

Ajo ka theksuar se, pavarësisht gjithçkaje që ka ndodhur mes tyre, nuk do të ndalet kurrë së shqetësuari për të.

“Është një barrë e madhe kur ke fëmijë me dikë me të cilin nuk pajtohesh domosdoshmërisht”, është shprehur ajo, duke përshkruar vështirësitë e rritjes së fëmijëve në një situatë ku prindërit nuk kanë gjithmonë të njëjtat pikëpamje.

Kim dhe Kanye kanë katër fëmijë së bashku: North, 13 vjeçe, Saint, 10 vjeç, Chicago, 8 vjeçe, dhe Psalm, 7 vjeç.

Kanye dhe Kim

Bashkëprindërimi dhe mbrojtja e fëmijëve

Pavarësisht ndarjes, Kardashian ka treguar se përpiqet t’i mbrojë fëmijët nga tensionet dhe problemet që mund të ekzistojnë mes saj dhe reperit.

Sipas raportimeve të “Us Weekly”, ajo ka shpjeguar se bashkëprindërimi ka ecur relativisht mirë për një kohë të gjatë, pjesërisht sepse komunikimi i drejtpërdrejtë mes tyre është i kufizuar.

Kardashian ka treguar se, për të komunikuar me Westin, shpesh kalon përmes bashkëshortes së tij, Bianca Censori, ose përmes një miku të reperit, i cili është edhe menaxheri i tij.

Një nga sfidat më të mëdha për të, sipas rrëfimit, është mënyra se si ua shpjegon fëmijëve mungesën e të atit.

Kim dhe Kanye me familjen

Kur ata e pyesin se ku ndodhet, Kim shpesh u thotë se ai është duke udhëtuar. Ajo ka pranuar se ndonjëherë krijon shpjegime të tjera për t’i mbrojtur nga situatat që mund t’i lëndojnë emocionalisht.

“Dua që ata të mendojnë se babai i tyre është më i miri”, ka thënë Kardashian.

Ylli televiziv ka shtuar se është e gatshme të mos reagojë ndaj deklaratave që West mund të bëjë për të, nëse kjo ndihmon që fëmijët të vazhdojnë ta takojnë babanë e tyre.

Sipas saj, edhe pse reperi arrin në një mënyrë apo tjetër të rimëkëmbet, kjo nuk ia lehtëson shqetësimin për të dhe për ndikimin që situata mund të ketë te familja.

“Nuk mendoj se gjërat do të përmirësohen. Lutem që të ndodhë. Për hir të fëmijëve të mi”, ka deklaruar tutje.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha