TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) zhvilloi takimin kombëtar të aktorëve dhe workshop-in e parë tematik në kuadër të projektit EUSAIR Stakeholders Engagement Point (StEP), me fokus “Cross-Sectoral Foresight & Financial Partnerships”.
Pjesëmarrësit dhe qëllimi i aktivitetit
Aktiviteti mblodhi përfaqësues të institucioneve publike, partnerëve të zhvillimit, institucioneve financiare, akademisë dhe shoqërisë civile për të diskutuar mbi bashkëpunimin ndërsektorial dhe mundësitë e financimit të iniciativave strategjike në Rajonin Adriatiko-Jonian.
Diskutimet synuan të forcojnë dialogun mes aktorëve, të identifikojnë mundësi konkrete bashkëpunimi dhe të mbështesin kthimin e prioriteteve të Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR) në projekte të zbatueshme dhe financiarisht të qëndrueshme.
Roli i SASPAC në projektin StEP
SASPAC, si partner i projektit dhe koordinator i aktiviteteve për përfshirjen e aktorëve në kuadër të Paketës së Punës 3, mbështet mobilizimin e aktorëve kombëtarë dhe ndërtimin e partneriteteve që çojnë përpara prioritetet rajonale.
1 nga 8
/k.s/j.p/
Burimi: ata.gov.al









