Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Jam pronë private e Mateos, Brikena me mesazh të qartë

Jam pronë private e Mateos, Brikena me mesazh të qartë
Screenshot

Marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit, e cila nisi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, vijon të tërheqë vëmendjen e mediave rozë dhe të ndjekësve të tyre.

Edhe pas përfundimit të formatit, çifti vazhdon të komentohet për çdo lëvizje në rrjetet sociale.

Brikena Selmani dhe Mateo Borri

Së fundmi, Brikena ka vendosur t’u përgjigjet atyre që aludojnë ose shprehin dyshime për statusin e marrëdhënies së tyre.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo është shfaqur e veshur me një bluzë të bardhë, në të cilën shkruhet: “Jam pronë private e Mateo Borrit”.

Përveç mesazhit të shkruar në bluzë, Brikena ka shtuar edhe mbishkrimin: “Kur do ta kuptoni?”, duke iu drejtuar atyre që vazhdojnë të aludojnë për lidhjen e saj me Mateon.

Postimin ajo e ka shoqëruar me një emoji zemre dhe me etiketimin e Mateos, duke e bërë të qartë qëndrimin e saj për marrëdhënien mes tyre. /Prive By Liberta Spahiu

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha