Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Miley martohet këtë fundjavë? Nëna zbulon sekretin

Miley martohet këtë fundjavë? Nëna zbulon sekretin
Foto: bordo.al

Miley Cyrus dhe Maxx Morando drejt altarit! Këngëtarja e njohur dhe partneri i saj pritet të kurorëzojnë dashurinë këtë fundjavë në një ceremoni private në Kaliforninë Jugore.

Sipas raportimeve të TMZ, çifti do të shkëmbejë betimet martesore këtë fundjavë, ndërsa detajet rreth ceremonisë dhe të ftuarve po mbahen ende të fshehta. Përfaqësuesit e dy artistëve nuk kanë dhënë ende një reagim lidhur me lajmin që po qarkullon me shpejtësi prej ditës së djeshme.

Shenjat e para të martesës

Ky zhvillim vjen disa muaj pasi nëna e Miley-t, Tish Cyrus, la të kuptohej se çifti mund të ishte martuar në fshehtësi. Gjatë ceremonisë së nderimit të këngëtares me një yll në “Hollywood Walk of Fame”, në muajin maj, Tish u fotografua me të bijën dhe motrën e saj, Brandi Cyrus. Në një moment, ajo thuhet se bëri një koment për të pranishmit, duke thënë: “Do të sjellim bashkëshortin”. Pak më vonë, Maxx iu bashkua grupit dhe shkëmbeu një puthje në faqe me këngëtaren.

Miley martohet këtë fundjavë? Nëna zbulon sekretin

Si u njohën

Miley, 33 vjeçe, dhe muzikanti 28-vjeçar janë njohur përmes një takimi të organizuar nga miqtë e tyre, siç ka treguar vetë artistja në një intervistë për revistën “Vogue” në vitin 2023.

Romanca e tyre u bë publike në nëntor të vitit 2021, kur ndanë një fotografi së bashku gjatë një eventi të markës Gucci. Një muaj më vonë, ata u shfaqën pranë njëri-tjetrit në festën e Vitit të Ri të organizuar nga Miley në Miami.

Një këngë me kuptim të ri

Së fundmi, këngëtarja tërhoqi vëmendjen edhe me interpretimin e këngës së saj të re “Let’s Get Married” në Hollywood Bowl, një performancë që mori një tjetër kuptim në dritën e lajmeve për martesën e mundshme.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha