Në grupin me fansat në Instagram, Brikena Selmani u është drejtuar vajzave që ia dhuruan qenushen Diva. Ajo i ka pyetur nëse ndonjëra prej tyre do të dëshironte ta merrte sërish Divën apo nëse njohin dikë që mund të kujdeset për të.

Prezantimi i Divës
Brikena e prezantoi Divën në fund të shtatorit, kur publikoi një fotografi të Mateo Borrit me qenushen në krahë. “Mirë se erdhe Diva. Emrin ia ka lënë Mateo”, shkruante ajo atëherë.
Arsyet e vendimit
Në mesazhin dërguar fansave, Brikena ka treguar se kohët e fundit udhëton shpesh mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë. Angazhimet e punës ia bëjnë të vështirë të kujdeset për Divën, sidomos tani që është vetëm dhe nuk e ka familjen pranë.
“Më dhemb shumë kur duhet ta lë vetëm për orë dhe nuk dua që ajo të vuajë nga mungesa e vëmendjes dhe kujdesit”, ka shkruar Brikena.

Ajo është shprehur e gatshme ta ndihmojë vazhdimisht, edhe financiarisht, personin që do ta marrë Divën. “Më dhemb shpirti sepse e dua shumë dhe dua vetëm më të mirën për të. Shpresoj të më kuptoni dhe ju lutem mos ma merrni për keq”, e ka mbyllur ajo mesazhin. /Prive By LS.
Burimi: privebruto.com










