Një vit pas shpalljes së pafajësisë nga Gjykata e Apelit, fati ligjor i këngëtarit Luiz Ejlli mbetet ende i hapur.
Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë dhe ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë. Çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor, me gjyqtarin Sokol Binaj të caktuar si relator.
Akuza dhe vendimet e gjykatave
Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.
Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim.
Më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe shpalli të pafajshëm të dy të pandehurit.
Rekursi në Gjykatën e Lartë
Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









