Dy anije cisternash nafte janë përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pasi kanë goditur mina detare.
Garda Revolucionare Iraniane (IRG) e konfirmoi këtë në një deklaratë të lëshuar nga agjencia iraniane e lajmeve ISNA.
“Dy anije cisternash nafte që po kalonin zonën e kufizuar jugore të Ngushticës së Hormuzit u goditën nga një shpërthim i madh pasi kanë goditur mina detare”, thanë ata.
Sipas ISNA-s, njëra nga dy anijet është një supercisternë.
Lajm në përditësim…
Burimi: shqiptarja.com










