Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Pse protesta mund të krijojë dhjetë parti të reja rivale?

Pse protesta mund të krijojë dhjetë parti të reja rivale?
Foto: top-channel.tv

Realisht ekzistonte një fakt i dyshimtë në protestë: mes kërkesës për dorëheqjen e Ramës dhe refuzimit për të nxjerrë liderin e tyre si kandidat për kryeministër. Fillimisht kjo dukej naive, por koha po tregon se ishte e qëllimshme.

Synimi për zgjedhjet

Ata donin të shkonin në zgjedhje vetëm me logot PD-PS dhe me dy kandidatë: Rama dhe Berisha.

Refuzimi për të krijuar një listë të tyre rivale në zgjedhje, ashtu si studentët e Beogradit, dukej i palogjikshëm, por shumë shpejt do të marrë kuptim.

Përçarja e opozitës

Ata do të bëjnë pikërisht atë që duan Edi Rama dhe Sali Berisha: do të krijojnë disa parti opozitare të përçara.

Të dyve nuk u interesonte krijimi i një partie, por i disa partive të reja, të cilat do të luftojnë njëra-tjetrën.

Pesë partitë e para shpallen këto ditë dhe pesë të tjera në janar:

  • “Partia Diaspora”
  • “Partia Shqipëria e Lirë”
  • “Partia Nacionaliste”
  • “Partia Islamiste Demokratike”
  • “Lista Studentore”
  • “Partia Flamingo”
  • “Partia Ambientaliste e Gjelbër”
  • “Partia Shqipëria Ndryshe”
  • “Lëvizja Intelektuale Shqiptare”
  • “Forca Shqipëria”

Zyrtarisht, pesë partitë e para kanë filluar procedurat, por ende ka grindje mes tyre se kush do të jetë kryetari.

Nuk përjashtohet mundësia që, deri në zgjedhjet e vitit 2029, këto dhjetë parti të reja të ndahen në disa fraksione dhe të bëhen 20 ose 30 parti.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor

Ka shumë njerëz naivë që thonë: “Mjafton të largohet Rama dhe Berisha, le të vijë një qen apo një mace në krye”.

Në fakt, po ndodh e kundërta: Rama dhe Berisha po vazhdojnë rrugën e tyre të qetë dhe të sigurt, duke ndryshuar sistemin zgjedhor me 101 deputetë dhe me lista të hapura në proporcional kombëtar.

Kjo do të thotë që pragu minimal për të hyrë në parlament do të jetë 5% dhe se për të hyrë në Kuvend do të duhen minimalisht 150.000 vota.

Atëherë do ta kuptojmë se protesta, edhe sikur t’i mbushë listat me qen dhe mace, nuk do të ketë asnjë shans që, me dhjetë parti të reja opozitare, të hyjë ndonjëherë në Kuvend.

Një thirrje për qartësi

Me sa duket, ka ardhur koha që disa prej protestuesve t’i heqin maskat dhe populli të kuptojë se ata nuk janë të pastër, por disa njerëz që, për të qenë të parët, do të krijojnë dhjetëra parti vetëm për të qenë kryetarë, pa sjellë asnjë ndryshim nga dy kalorësit Rama-Berisha.

Fatkeqësisht, lëvizja anti-establishment po i shërben mullirit të Ramës dhe Saliut. Dhjetëra të rinj po kopjojnë të njëjtin model të vjetër. Ata nuk prodhuan as lider dhe as lëvizje, sepse liderët nuk krijohen vetvetiu, por lindin nga nevoja dhe kriza për ndryshim. Pesë muaj mjaftuan për të kuptuar se mes tyre nuk kishte udhëheqës të dalluar, por disa figura të ngjashme me njëra-tjetrën, të formuara sipas modelit të atyre që ende nuk duan një Shqipëri të re.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha