Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Rama takon Steinmeierin dhe synon forcimin e miqësisë me Gjermaninë

Rama takon Steinmeierin dhe synon forcimin e miqësisë me Gjermaninë
Foto: albeu.com

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi se është takuar me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier.

Në një postim, Rama shprehu mirënjohjen e Kosovës për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën e vendit drejt lirisë dhe shtetësisë.

Ai theksoi se miqësia mes Kosovës dhe Gjermanisë duhet të forcohet më tej, dhe e cilësoi bashkëpunimin institucional si mënyrën kryesore për thellimin e këtyre marrëdhënieve.

“Kosova është mirënjohëse për rolin e Gjermanisë në lirinë dhe shtetësinë tonë. Do të bëjmë çmos që kjo miqësi të forcohet dhe të thellohet më tej përmes bashkëpunimit institucional”, shkroi Rama.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha