Hamza Abdelkarim ka luajtur vetëm 131 minuta në këtë sezon, të parin me fanellën e Barcelonës. Edhe pse Hansi Flick dhe drejtuesit e klubit kanë besim te ai, sulmuesi egjiptian po ka vështirësi për të gjetur minutat e duhura, sepse konkurrenca te katalanasit është e madhe.
Mundësia e huazimit ose shitjes
Sport raporton se drejtuesit e Barcelonës po mendojnë për huazimin e 18-vjeçarit egjiptian gjatë merkatos së janarit. Nuk përjashtohet as shitja e tij, por Barcelona do të ruante një pjesë të mirë të të drejtave mbi kartonin e lojtarit.
Interesi nga Como
Sipas së njëjtës media, për Abdelkarim ka interes konkret nga Como. Klubi italian ka treguar besim të madh ndaj lojtarëve të rinj të talentuar, duke u dhënë atyre mundësinë për të shfaqur vlerat e tyre dhe për t’u zhvilluar si lojtarë. Shembulli më i dukshëm është ai i Nico Paz.
Sipas raportimit, Barcelona mund të ndjekë rrugën që Real Madridi ka ndjekur shpesh në vitet e fundit, duke e lejuar Abdelkarim të shkojë me huazim ose të shitet direkt te klubi italian.
Burimi: telesport.al









