Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Tre nga dhjetë prindër e zbukurojnë sërish, fëmijët flenë

Tre nga dhjetë prindër e zbukurojnë sërish, fëmijët flenë
Foto: albeu.com

Një studim në Britani me 2 mijë prindër tregon se 30 për qind e tyre e rregullojnë sërish bredhin e Vitit të Ri gjatë natës, pasi nuk janë të kënaqur me zbukurimin e bërë nga fëmijët. Ndërkohë, 45 për qind zhvendosin dekorimet e vendosura nga të vegjlit, ndërsa 15 për qind i heqin krejt, sepse nuk përputhen me pamjen që dëshirojnë.

Skema ngjyrash dhe bredhi i përsosur

Sipas studimit, 25 për qind e prindërve këmbëngulin që zbukurimet t’i përmbahen një skeme të caktuar ngjyrash, kurse 18 për qind nuk duan fare lametë në bredh, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Rrjetet sociale ndikojnë gjithashtu te dëshira për një bredh të përsosur: 67 për qind e prindërve thonë se Instagrami dhe platformat e tjera i kanë nxitur ta synojnë një pamje të tillë.

Ndikimi te fëmijët

Psikologia klinike Becky Spelman paralajmëron se, kur prindërit ndryshojnë zbukurimet e fëmijëve, këta të fundit mund të mendojnë se përpjekjet e tyre nuk janë mjaftueshëm të mira.

Ajo thekson se fëmijët shprehin imagjinatën dhe kreativitetin përmes zbukurimit të bredhit. Prandaj, prindërit duhet ta vlerësojnë kontributin e tyre, edhe kur rezultati nuk është i përsosur.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha