Një dashuri e re në horizont për Katerinën, ndërsa drama me Arnoldin duket se nuk ka fund!
Ish-çifti i njohur nga “Për’puthen”, që vetëm pak javë më parë la të hapur mundësinë e një ribashkimi, tashmë duket më larg se kurrë.
Tensionet mes Katerinës dhe Arnoldit
Siç raportoi më herët Prive By LS, marrëdhënia e tyre u tensionua sërish pasi Arnoldi nuk udhëtoi drejt Greqisë për ta takuar vajzën, të cilën, sipas raportimeve, ende nuk e ka parë që nga lindja.
Por ndërsa përplasjet mes tyre vazhdojnë, Katerina duket se ka kthyer një faqe të re në jetën sentimentale!
Një njohje e re për Katerinën
Burime ekskluzive të Prive By LS bëjnë të ditur se ajo është në një njohje të re.
Madje, para pak ditësh, Katerina publikoi edhe një video krah një mashkulli misterioz.
Identiteti i tij mbetet ende i panjohur, por një gjë është e sigurt: historia me Arnoldin vazhdon të prodhojë zhvillime të papritura!
Burimi: privebruto.com










