Një emër i njohur i muzikës shqiptare ka arritur të dëshmojë se suksesi nuk kufizohet vetëm në skenë. Bëhet fjalë për Genc Prelvukajn, i cili ka përmbyllur me sukses një tjetër kapitull të rëndësishëm të jetës së tij, duke marrë zyrtarisht gradën Doktor i Shkencave në fushën e historisë.
Lajmi dhe reagimi familjar
Lajmi është bërë i ditur edhe nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Eni Koçi, e cila nuk e ka fshehur emocionin dhe krenarinë për këtë arritje.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, Eni ka ndarë me ndjekësit një urim të veçantë për partnerin e saj, duke vlerësuar përkushtimin dhe punën e gjatë që fshihet pas këtij suksesi.
“Që nga sot, zyrtarisht Dr. Sc. Prelvukaj! Sot përfundove zyrtarisht doktoraturën dhe unë nuk mund të jem më krenare për ty. E di sa shumë punë dhe përkushtim qëndron pas kësaj arritjeje. Proud of you ❤️”, ka shkruar ajo.
Karriera artistike dhe akademike
Prelvukaj, i njohur për publikun si reper dhe krijues muzikor, tashmë i shton profilit të tij edhe një arritje të rëndësishme akademike, duke treguar se karriera artistike dhe formimi intelektual mund të ecin krah për krah.
Burimi: bordo.al










