Genc Prelvukaj ka shënuar një arritje të re në jetën e tij akademike, pasi ka përfunduar zyrtarisht studimet e doktoraturës në fushën e historisë.
Urimi i bashkëshortes
Në këtë ditë të veçantë, bashkëshortja e tij, Eni Koçi, i ka dhënë urimin e saj të ngrohtë. Ajo ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët, përmes së cilës ka shprehur krenarinë dhe mbështetjen e saj për këtë sukses.
Krahas fotografisë, Eni ka shkruar fjalët e mëposhtme:
„Nga sot, zyrtarisht Dr. Sc. Prelvukaj! Sot përfundove zyrtarisht doktoraturën dhe unë nuk mund të jem më krenare për ty. E di sa shumë punë dhe përkushtim qëndron pas kësaj arritjeje. Proud of you ❤️“
Urimi i saj është një dëshmi e mbështetjes dhe krenarisë për një prej arritjeve më të rëndësishme akademike të bashkëshortit të saj.

/Prive By LS
Burimi: privebruto.com










