Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Policia arreston dy persona në Prizren për kontrabandë barnash

Policia arreston dy persona në Prizren për kontrabandë barnash
Foto: reporteri.al

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prizren, nën dyshimet për kontrabandë me barna, pasi gjatë një aksioni të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit janë sekuestruar mijëra paketime me produkte medicinale.

Hetimet dhe bastisjet

Operacioni u zhvillua pas hetimeve intensive mbi dyshimet për tregti të paligjshme dhe shpërndarje të barnave pa banderola dhe pa origjinë të verifikuar. Autoritetet bastisën disa lokacione, përfshirë depo dhe biznese, ku u gjetën sasi të mëdha medikamentesh të kontrabanduara, të cilat dyshohet se kishin hyrë në tregun vendor përmes rrugëve ilegale. Edhe pse bëhej fjalë për mallra të kontrabanduara, aksionin e zhvilloi Policia, jo agjencia që do të duhej ta bënte: Dogana e Kosovës.

Personat e ndaluar

Sipas raportimeve të Sinjalit, personat e ndaluar janë Shaban Hashani dhe Ozan Findiku. Ata u shoqëruan në stacionin policor për intervistim, dhe pritet që ndaj tyre të ngrihen kallëzime penale për veprat penale lidhur me kontrabandën dhe rrezikimin e shëndetit publik.

Mallrat e sekuestruara janë dërguar për verifikim shtesë në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet shëndetësore kompetente, ndërsa hetimet për zbulimin e rrjetit të plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme vazhdojnë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha