Autonomia financiare e QSUT do të përkthehet në përgatitje më të lartë dhe ofrimin e shërbimeve që mungojnë, thotë ministrja Klodiana Spahiu. Synimi, të cilin ajo e shpreh në “Studio Live” në Report TV, është kthimi i QSUT në një qendër rajonale.
Ministrja premton gjithashtu se do të përpiqet që çdo vendimmarrje e Ministrisë së Shëndetësisë të ketë ndikim real te qytetarët.
“Qendra Spitalore Universitare ka marrë autonominë financiare dhe ne po përpiqemi që jo vetëm nëpërmjet autonomisë financiare, por edhe çdo ndryshim që duhet bërë në bazën ligjore, ne duhet të jemi të përgatitur në kohë rekord për të realizuar që asnjë shërbim që u kërkohet sot qytetarëve ta kenë në Qendrën Spitalore Universitare, si qendër terciare, dhe që ne synojmë ta kthejmë në një qendër rajonale, të mos i mungojë.
Shërbimi i ri i geriatrisë
Për këtë arsye, QSUT ka vendosur të hapë një shërbim të ri, atë të geriatrisë për moshën e tretë. Këtë shërbim, në kushte modeste, synohet ta ofrojnë edhe katër nga spitalet bashkiake. Arsyeja, sipas ministres, është se shfrytëzimi i shtretërve në këto spitale bashkiake është i ulët.
Aparatura e mungesave dhe brakiterapia
Sfida nuk kufizohet te PET Scan-i. Ka edhe aparatura të tjera që duhet të hyjnë në QSUT, ndër to brakiterapia, një shërbim shumë i munguar, për të cilin, thotë Spahiu, po punohet intensivisht. Ajo shton se puna për këtë ka filluar më parë, pasi e gjeti të nisur dhe nuk e ka shpikur vetë.
Spahiu përfundoi duke thënë se synimi është që çdo shërbim i munguar të ofrohet sot në QSUT, se do të jetë e kujdesshme që çdo vendimmarrje të ketë ndikim te çdo qytetar shqiptar.
Burimi: shqiptarja.com










