Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Milani synon sulmuesin e Mendes, Juventus e ndjek edhe ai

Milani synon sulmuesin e Mendes, Juventus e ndjek edhe ai
Foto: telesport.al

Folarin Balogun pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së janarit. Sulmuesi amerikan është afër transferimit në Serie A, ndërsa mediet italiane zbulojnë se agjenti i tij, Jorge Mendes, ia ka sugjeruar Milanit sulmuesin.

Megjithatë, kuqezinjtë janë të fokusuar te dy emra të tjerë. Objektivi kryesor është Endrick, ndërsa emri i dytë që pëlqehet nga Milani është Nicolò Tresoldi.

Interesi nga Juventusi

Balogun ka interes konkret edhe nga Juventusi, i cili po mendon të forcojë sulmin pas mungesës së efikasitetit të dyshes Nick Woltemade-Randal Kolo Muani.

Balogun është nën kontratë me Monacon deri në vitin 2028, dhe klubi nga Principata kërkon 50 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin. Është një shifër e vështirë për t’u pranuar nga dy klubet e Serie A.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha