Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Milan refuzon ofertën 70 milionë euro dhe kërkon alternativë për sulmin

Milan refuzon ofertën 70 milionë euro dhe kërkon alternativë për sulmin
Foto: telesport.al

Pas transferimit të Gonçalo Ramos gjatë verës së kaluar për më shumë se 70 milionë euro, Milan duket se do të bëjë një tjetër goditje në sulm. Objektivi parësor i kuqezinjve është Endrick.

Gazzetta dello Sport raporton se oferta e Milanit prej 70 milionë eurosh për sulmuesin brazilian është refuzuar nga Real Madrid. Në këtë situatë, kuqezinjtë duhet të shqyrtojnë alternativa të tjera.

Alternativa për sulmin

Emri më i përfolur pas Endrick është ai i Nicolò Tresoldit, i cili po shkëlqen me fanellën e Club Brugge këtë sezon dhe e ka pranuar publikisht që është një tifoz i madh i kuqezinjve.

Megjithatë, ajo që e bën të ndërlikuar këtë operacion është shifra e kërkuar nga klubi belg, që kalon 60 milionë euro. Gazzetta dello Sport raporton se kuqezinjtë nuk kanë ndërmend të përfshihen në një garë të ashpër ofertash për 22-vjeçarin, por janë të gatshëm të negociojnë për një transferim të mundshëm të tij, me shifrën 35-40 milionë euro.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha