Një aksident rrugor është shënuar në aksin Librazhd-Elbasan, pranë fshatit Mengël. Paraprakisht dyshohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.
Patrulla e Policisë Rrugore, e mbërritur në vendngjarje, ka konstatuar të shtrirë në rrugë shtetasin Selman Bardhi, 85 vjeç, banues në Mengël. Ai është transportuar me ambulancë në spital dhe, paraprakisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti dhe hetimi
Automjeti që dyshohet se e ka përplasur është larguar nga vendi i aksidentit. Nga hetimet paraprake dyshohet se bëhet fjalë për një mjet me ngjyrë gri. Policia e Elbasanit bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, ndërsa po punohet me pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendngjarjes për identifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij.
Burimi: abcnews.al










