Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Kina miraton pilulën e parë GLP-1 për humbje peshe

Kina miraton pilulën e parë GLP-1 për humbje peshe
Foto: ata.gov.al

PEKIN, 13 nëntor /ATSH-AFP/ – Kina njoftoi dje se ka autorizuar, për herë të parë, një pilulë orale GLP-1 për humbje peshe, duke i hapur derën kompanisë amerikane “Eli Lilly” drejt një vendi ku 630 milionë të rritur mund të jenë mbipeshë ose obezë deri në vitin 2050.

Miratimi i trajtimit të ri

Këto trajtime imitojnë veprimin e një hormoni të zorrëve që rregullon oreksin dhe nxit humbjen e peshës.

Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore e Kinës (NMPA) njoftoi dje se kishte miratuar tabletat orforglipron të “Eli Lilly”, të tregtuara nën emrin “Muyouda”.

Ato janë të destinuara të përdoren nga personat obezë ose mbipeshë.

Ky trajtim është tashmë i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe.

Tregu në rritje në Kinë

Injeksionet GLP-1 nga “Eli Lilly”, kompania daneze “Novo Nordisk” dhe laboratori kinez “Innovent” janë tashmë gjerësisht të disponueshme në vend.

Tregu për trajtimet e obezitetit po përjeton rritje të shpejtë në vend.

Numri i të rriturve kinezë obezë ose mbipeshë mund të arrijë në 630 milionë deri në vitin 2050, sipas një studimi të vitit 2025 të botuar në revistën mjekësore “The Lancet”. / /Ad.Ab./ a.jor.

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha