Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Punimet për modernizimin e Stadiumit Përparim Thaçi nisin me investim mbi 12 milionë euro

Punimet për modernizimin e Stadiumit Përparim Thaçi nisin me investim mbi 12 milionë euro
Foto: kultplus.com

Ka nisur realizimi i projektit për rikonfigurimin, zgjerimin dhe modernizimin e Stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren, për të cilin janë paraparë mbi 12 milionë euro investime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Sportit dhe Rinisë, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për sportistët dhe tifozët.

Synimet e investimit

Përmes këtij investimi pritet të avancohen kushtet për zhvillimin e aktiviteteve sportive, në përputhje me standardet e kërkuara nga UEFA.

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në modernizimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin, me synimin e krijimit të kushteve më të mira për sportistët, klubet dhe gjeneratat e reja./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha