Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Shëndetësi

Çfarë duhet të konsumojmë për një gjumë më të mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë cilësor

Çfarë duhet të konsumojmë për një gjumë më të mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë cilësor

Të ushqyerit ndikon ndjeshëm në cilësinë e gjumit. Një studim i botuar në revistën shkencore Nature Health tregon se konsumimi i ushqimeve bimore, të cilat përmbajnë shumë fibra dhe lëndë ushqyese, është i lidhur me një gjumë më të thellë dhe më të qetë.

Hulumtuesit shqyrtuan marrëdhënien midis ushqimeve që konsumohen gjatë ditës dhe cilësisë së gjumit gjatë natës. Ata vunë re se një dietë e larmishme me fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore dhe fruta të thata shoqërohet me përmirësime në disa aspekte të gjumit.

Cilat ushqime ndihmojnë për një gjumë më të mirë?
Disa nga ushqimet që këshillohen për një regjim ushqimor të shëndetshëm, i cili mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e gjumit, janë:

Drithërat integrale: orizi kaf, quinoa dhe tërshëra.
Bishtajoret: fasulet e zeza, thjerrëzat dhe qiqrat.
Frutat: mollët, manaferrat dhe bananet.
Perimet: spinaqi, brokoli dhe lakra.
Frutat e thata dhe farat: arrat, pekanët dhe farat e kungullit.

Sipas Marie-Pierre St-Onge, profesoreshë e mjekësisë ushqimore në Qendrën Mjekësore Irving të Universitetit Columbia, ushqimet me përmbajtje të lartë fibrash dhe fitonutrientësh duhet të zënë një vend të rëndësishëm në dietën e atyre që synojnë të përmirësojnë gjumin.

Sipas studiuesve, një dietë e pasur me fibra gjatë ditës lidhet me një gjumë më çlodhës dhe me një përqindje më të lartë të fazës REM, e cila ndihmon në konsolidimin e kujtimeve dhe ëndrrat.

Gjithashtu, konsumimi i një larmie ushqimesh bimore, veçanërisht atyre pak të përpunuara, si fasulet, thjerrëzat, arrat, frutat dhe perimet, u shoqërua me rrahje më të ulëta të zemrës gjatë natës.

Studiuesit theksojnë se disa përbërës të frutave dhe perimeve mund të ndikojnë në receptorët GABA në tru, duke pasur një efekt qetësues mbi sistemin nervor dhe duke ndihmuar procesin e gjumit.

Studimi vuri në dukje se vaktet më të rënda në mbrëmje mund të lidhen me një kohëzgjatje pak më të madhe të gjumit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se gjumi është më cilësor.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha