Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Pse publiku shprehu pakënaqësi ndaj Kylie Jenner në sfilatën e Victoria’s Secret

Pse publiku shprehu pakënaqësi ndaj Kylie Jenner në sfilatën e Victoria’s Secret

Zgjedhja e Kylie Jenner për të veshur “Fantasy Bra” të “Victoria’s Secret”, një sytjenë luksoze me vlerë të raportuar prej 50 milionë dollarësh, ka shkaktuar diskutime të gjera në rrjetet sociale.

Mes shumë reagimeve, vëmendje të veçantë ka tërhequr komenti i Ledi Vokshit, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, e cila ka dhënë mendimin e saj për këtë vendim.

“Mendoj se vetëm vajzat ikonike të së shkuarës duhet të kenë të drejtën ta veshin këtë”, ka shkruar Ledi në një koment në Instagram, duke iu referuar modeleve që kanë lënë gjurmë në historinë e markës së njohur.

Me këtë reagim, Ledi duket se përkrah idenë që veshje ikonike si “Fantasy Bra” duhet t’u besohen modeleve që kanë kontribuar ndër vite në identitetin e “Victoria’s Secret”, e jo domosdoshmërisht personazheve të njohura për famën e tyre në rrjetet sociale.

Zgjedhja e Kylie Jenner ka ndarë opinionet, pasi një pjesë e publikut e shikon përfshirjen e saj si një lëvizje të zgjuar marketingu, ndërsa të tjerë mendojnë se ky privilegj duhej t’u jepej modeleve profesioniste, të cilat kanë ndërtuar karrierën e tyre në pasarela.

Megjithatë, drejtuesi kreativ i “Victoria’s Secret” ka shpjeguar arsyen pse Kylie Jenner u përzgjodh për të veshur “Fantasy Bra” të këtij viti, me vlerë prej 50 milionë dollarësh.

“Kylie shtrihet përtej modës, përtej kulturës, përtej televizionit dhe përtej çdo fushe të vetme. E njëjta gjë vlen edhe për ne. Spektakli ynë është kaq i madh, është një formë e mirëfilltë argëtimi, dhe mendoj se ajo është një faktor i shkëlqyer që i jep hov këtij spektakli. Ajo ka krijuar kulturën e saj. Sa njerëz mund ta thonë këtë për veten?”, ka deklaruar ai, duke shpjeguar se fama dhe ndikimi i Kylie-t përtej industrisë së modës e bëjnë atë një zgjedhje të përshtatshme për spektaklin.

/Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha