Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Shëndetësi

Vaksinat e gripit sezonal mbërrijnë për të mbrojtur shëndetin tuaj

Vaksinat e gripit sezonal mbërrijnë për të mbrojtur shëndetin tuaj

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informojnë qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë mbërritur dhe se shpërndarja e tyre në të gjitha Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare ka nisur sot.

Procesi i vaksinimit do të nisë pas përfundimit të shpërndarjes së vaksinave në QKMF dhe njësitë e tyre.

Për hollësi rreth nisjes së vaksinimit, qytetarët mund të drejtohen në institucionin më të afërt të kujdesit parësor shëndetësor në komunën e tyre.

MSH dhe IKShPK i bëjnë thirrje popullatës të vaksinohet kundër gripit sezonal, sidomos personave që bëjnë pjesë në grupet me rrezik të lartë.

Grupet që rekomandohet të vaksinohen me përparësi janë:

•Personat mbi 65 vjeç;

•Personat me sëmundje kronike, përfshirë sëmundjet e zemrës, mushkërive, diabetin, sëmundjet e veshkave dhe ato që dobësojnë sistemin imunitar;

•Gratë shtatzëna;

•Fëmijët me sëmundje kronike dhe ata që kanë indikacion për vaksinim sipas rekomandimeve shëndetësore;

•Personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë;

•Profesionistët shëndetësorë dhe personat e tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor.

Vaksinimi kundër gripit sezonal rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të vaksinohen.

Vaksinimi është një nga masat më të rëndësishme për mbrojtjen nga gripi sezonal dhe për uljen e rrezikut të komplikimeve, formave të rënda të sëmundjes dhe shtrimit në spital.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha