Në njoftimin më të fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 8 ditëve të protestave janë raportuar gjithsej 320 persona të lënduar, ku 192 prej tyre janë pjesëtarë të Policisë së Shtetit, 92 janë protestues dhe 36 janë kalimtarë. Ndër kalimtarët përfshihen edhe 6 përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve është i huaj.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë
Të dhëna për të lënduarit gjatë protestës 13 – 21 tetor 2026 (ora 11:00)
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bën të ditur se gjatë protestës së djeshme në SUT dhe QSUT janë paraqitur dhe kanë marrë trajtim 8 persona:
Në SUT janë paraqitur 6 persona:
– 1 efektiv policie
– 1 protestues
– 4 kalimtarë, tre prej të cilëve janë shtruar për trajtim të mëtejshëm në spital. Një prej të lënduarve i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e cila ka përfunduar me sukses dhe gjendja e pacientit është e mirë.
Aktualisht në SUT janë 9 persona të shtruar, të lënduar gjatë protestës:
– 4 protestues
– 1 efektiv policie
– 1 përfaqësuese e medias
– 3 kalimtar
Në QSUT janë paraqitur 2 persona:
– 1 efektiv policie
– 1 protestues
Të dy të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe janë larguar që dje nga spitali.
Përmbledhje: Në datat 13 – 21 tetor 2026 në total janë raportuar 320 persona të dëmtuar, sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore:
– Spitali universitar i Traumës
– QSUT
– Spitali Rajonal Durrës
– Spitali Rajonal Vlorë
– Spitali Rajonal Lezhë
Sipas kategorive të raportuara, personat e dëmtuar ndahen si më poshtë:
• 192 efektivë të Policisë së Shtetit;
• 92 protestues;
• 36 kalimtarë; (Mes tyre: 6 përfaqësues të medias, 1 prej tyre i huaj).
Burimi: kohajone.com










