Pedagogia Enkelejda Olldashi mori pjesë sot në marshimin përkrah studentëve, ku foli rreth protestës, të rinjve dhe mungesës së komunikimit të ndërsjellë me qeverinë.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se pedagogët duhej të kishin qëndruar pranë studentëve që në ditën e parë. Sipas Olldashit, uniteti i tyre ndihmon që të rinjtë ta kuptojnë qartë se pedagogët janë në krah të tyre dhe përkrahin kërkesat e kauzën e tyre.
Olldashi e cilësoi komunikimin e kryeministrit Edi Rama si monolog, e jo si dialog. Ajo vuri në dukje me ironi se Rama e interpretaon shumë mirë rolin e një “one-man show” dhe se ndoshta një ditë mund të kthehet sërish në Akademinë e Arteve.
Ajo kujtoi gjithashtu se kryeministri aktual ka qenë vetë protestues dhe është rrahur. Olldashi theksoi se nuk bën pjesë në “oborrin perandorak” të tij, ndërsa shtoi se lëvizja e të rinjve, përveç protestës dhe revoltës, duhet të shërbejë edhe për të nxitur ndërgjegjësimin dhe reflektimin; për këtë, sipas saj, Rama duhet të jetë mirënjohës.
Duke iu drejtuar gazetarëve, pedagogia tha se ata kanë qenë syri i shqiptarëve dhe shtroi pyetjen se çfarë po ndodh. Ajo përsëriti se pedagogët duhej të ishin në shesh që në ditën e parë dhe se thirrja për t’u bashkuar kishte si qëllim t’u tregonte studentëve se janë pranë tyre dhe në mbështetje të tyre.
Burimi: www.albeu.com










