Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Ekonomi

Dëmtimi i bankave nga protestuesit, Sejko: Pasojat bien mbi qytetarët, depozitat janë të sigurta

Dëmtimi i bankave nga protestuesit, Sejko: Pasojat bien mbi qytetarët, depozitat janë të sigurta

Gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, guvernatori Gent Sejko deklaroi se të gjitha shërbimet e sistemit bankar janë funksionale.

Sejko i siguroi qytetarët se depozitat janë të sigurta brenda sistemit bankar.

Përveç kësaj, guvernatori u bëri thirrje protestuesve që të mos dëmtojnë bankat, pasi pasojat e cenimit të tyre bien mbi vetë qytetarët.

“Të gjitha shërbimet kanë qenë funksionale, pagesat dhe cash-in. Pavarësisht tensionit dhe presionit mbi sistemin bankar, depozitat janë të sigurta dhe bankat janë të mirëkapitalizuara. Sistemi bankar është në shërbim të qytetarëve. Cenimi i sistemit bankar prek qytetarët. Dëshirojmë që sistemi të funksionojë sa më mirë, përndryshe pasojat do të bien mbi qytetarët. Banka e Shqipërisë do të vazhdojë operimin me profesionalizëm”, tha Sejko.

Burimi: www.cna.al

Të fundit Të gjitha