BRUKSEL, 20 nëntor /ATSH-ANSA/ – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dënuar shkeljet e rënda të hapësirës ajrore të Polonisë, duke i cilësuar si një incident të rrezikshëm që lidhet me luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.
Bisedë me kryeministrin polak
Në një deklaratë, Rutte tha se ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin polak, Donald Tusk, mbi incidentet e ndodhura gjatë natës.
Si përgjigje ndaj shkeljeve, avionë luftarakë të NATO-s u mobilizuan për të garantuar mbrojtjen e hapësirës ajrore.
Solidaritet dhe kontekst më i gjerë
Ai shprehu solidaritetin e Aleancës me Poloninë dhe theksoi se NATO do të vazhdojë të forcojë kapacitetet e saj të parandalimit dhe mbrojtjes.
Rutte nënvizoi se incidenti duhet parë në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, duke dënuar si sulmet ruse ashtu edhe vazhdimin e agresionit ushtarak.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar si aleatë dhe të mbështesim Ukrainën”, deklaroi kreu i NATO-s. //a.i/
Burimi: ata.gov.al









