Raportuesja Speciale e Kombeve të Bashkuara për pavarësinë e gjyqtarëve dhe avokatëve, Margaret Satterthwaite, ka shkruar në profilin e saj zyrtar në “X” se po e përcjell me kujdes debatin në Kuvendin e Kosovës për draftimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Shqetësimet e Bashkimit Evropian
Ajo ka përmendur vërejtjet e dhëna nga Bashkimi Evropian dhe shqetësimet e tyre që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit dhe mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.
“Po e ndjek me vëmendje debatin e sotëm në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. BE-ja ka shpjeguar se projekt-amendamentet ngrenë shqetësime serioze që lidhen, ndër të tjera, me pavarësinë gjyqësore, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, si dhe me vazhdimësinë e të drejtave procedurale”, ka shkruar ajo.
Satterthwaite është profesoreshë amerikane e cila punon në Universitetin e Drejtësisë në Nju Jork.
Burimi: euronews.al










