Ministria e Punës në Kosovë ka publikuar një raport mbi inspektimin e Qendrës për Punë Sociale (QPS) në Pejë, lidhur me trajtimin e rastit të së ndjerës Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra brutalisht nga kunati i saj me sëpatë.
Sipas raportit, gjatë trajtimit të këtij rasti janë konstatuar disa shkelje, përfshirë mosrespektimin e afateve gjyqësore, neglizhencën në përmbushjen e detyrave të punës, mosveprimin sipas detyrës zyrtare dhe mungesën e mbikëqyrjes profesionale.
Vonesa në dorëzimin e raportit
Një nga gjetjet e raportit është se Qendra për Punë Sociale në Pejë nuk e kishte dorëzuar me kohë raportin në Gjykatë. Ndonëse me aktvendimin e 24 shtatorit 2026 ishte caktuar afati prej shtatë ditësh, raporti u dorëzua më 5 tetor.
Mungesa nga seanca dhe monitorimi i rastit
Po ashtu, është konstatuar se raportuesja e rastit kishte munguar pa arsyetim në seancën gjyqësore të 5 tetorit 2026. Inspektimi ka evidentuar gjithashtu mungesën e monitorimit të rastit pas pranimit të aktvendimit gjyqësor të 7 shtatorit, ndonëse QPS-ja kishte përgjegjësi të vepronte edhe pa kërkesa të veçanta nga Gjykata.
Burimi: lajmifundit.al









