Asambleja e Partisë Socialiste mbylli punimet e saj. Në fund të mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, bëri një deklaratë të shkurtër, por shmangu pyetjen se përse nuk u vu në votim propozimi i Edi Ramës për përjashtimin e Elisa Spiropalit.
Në përfundim të deklaratës së tij, Klosi tha se Elisa Spiropali vijon të jetë anëtare e Partisë Socialiste. Më herët gjatë mbledhjes, Rama kishte kërkuar përjashtimin e Spiropalit dhe të avokatit të Erion Veliajt, Plarent Ndreca.
Kundërshtimi i Fatmir Xhafajt
Propozimit të Ramës i doli kundër Fatmir Xhafaj, i cili tha se kjo duhet konsideruar si dita e parë dhe se masa e përjashtimit duhet shmangur.
Burimi: kohajone.com










