Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka mohuar akuzat se e kanë tradhtuar dhe shuar protestën kundër Gjykatës Speciale.
Reagimi i Ramës në “Pressing”
Duke folur në emisionin “Pressing” në T7, Rama ka thënë se protesta ishte popullore dhe se në të nuk kishin marrë pjesë vetëm veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por edhe qytetarë të tjerë.
“Nuk e kemi tradhtuar protestën, aty kanë qenë jo vetëm veteranët e UÇK-së, por edhe përtej tyre. Nuk ka pasur tradhti, akuza mund të ketë”, ka deklaruar Rama.
Burimi: insajderi.org









