Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Karamuço: Radikalizuesit kërkojnë vëmendje, disa politikanë i financojnë

Karamuço: Radikalizuesit kërkojnë vëmendje, disa politikanë i financojnë
Foto: abcnews.al

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tha se duhet vëmendje e shtuar ndaj të radikalizuarve që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë. Sipas tij, në Shqipëri ka persona që veprojnë kundër interesave kombëtare dhe që kanë akses në struktura të caktuara shtetërore.

Rreziku nga radikalizimi

“Ne kemi një problem me ujqërit e vetmuar, këta që janë të vetmuar, ku u është shpëlarë truri në komunitet. Shteti u jep akses disa personave. Ne kemi peshkaqenë të mëdhenj në Shqipëri që ishin kundër interesave kombëtare. Është njëri proiranian që unë e dija që ishte armik, jo se ishte armik, se aleatët e mbështesnin këtë.”

Bashkëpunimi mes institucioneve

Gjenerali Dedë Prenga theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për kërcënimet ndaj sigurisë. Sipas tij, çdo informacion duhet të vlerësohet me kujdes, pasi mund të të çojë te burimi që synon destabilizimin.

“Duhet bashkëpunim mes institucioneve, kërkohet që jo vetëm secili të bëjë punën e tij veçmas. Çdo lloj informacioni duhet të vlerësohet, sepse të çon te burimi që kërkon destabilizim.”

/ abcnews.al /

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha