Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

PD rikthehet për buxhetin: arsyet e qëndrimit të ri

PD rikthehet për buxhetin: arsyet e qëndrimit të ri
Foto: reporteri.al

Nga Ylli Pata

Seanca e fundit e Kuvendit ishte një çudi shqiptare, krahasuar me gjithë ato që kemi parë gjatë këtyre viteve.

Pasi kanë bllokuar apo bojkotuar pothuajse të gjitha seancat e buxhetit të shtetit për gati 13 vjet, edhe pse kreu i tyre u bëri thirrje militantëve të PD-së të dalin në rrugë dhe të bëjnë zhurmë më 18 nëntor, sot e gjithë opozita ishte në Kuvend. Askush nuk dogji karrige, askush nuk hodhi ujë, askush nuk shkuli mikrofonat.

Një debat i vërtetë, edhe pse i cekët

Opozita mori pjesë në debat. Është një ngjarje e rrallë në mjedisin tonë politik, sepse për herë të parë seanca për buxhetin ka pasur vërtet debat. Natyrisht, debati nuk ka qenë i thellë. Do të ishte e mirë që opozita të kishte sjellë një plan të vet për shpërndarjen e 10 miliardë eurove të buxhetit, ose të paktën një ide të përgjithshme. Hartimi i një plani alternativ kërkon punë, ekspertë dhe staf, gjëra që opozitës nuk i mungojnë, nëse do të kishte dashur t’i përdorte.

Megjithatë, pyetjet e forta, kërkesat për llogari, detyrimi i ministrave për t’iu përgjigjur etj., janë një zhvillim i rëndësishëm, para së gjithash për njerëzit që ndjekin debatin publik.

Parlamenti sot shteroi edhe ato që mund të quheshin paneli të darkës, që nëse ndjekin agjendat e tyre devijuese, do të pësojnë dështim.

Pse tani?

Pyetja që lind spontanisht është si ka mundësi që opozita u bë konstruktive sot, kur për një vit solli zjarr e hekur në Parlament dhe jashtë tij, e për dy muaj dogji Tiranën?

Këtë pyetje e dha përgjigjen i madhi Bill Clinton në 1992, kur u përball me George Bush-in e Madh dhe e mundi. “It’s the economy, stupid!” ishte slogani i Clinton, i nxjerrë nga mendja e një ekonomisti Nobel.

Një krizë reale ndodh, ose provokohet, vetëm nga një krizë ekonomike. Këtë e ka treguar historia në të gjitha fazat e zhvillimit njerëzor.

Regjimi komunist ishte vërtet shtypës dhe shkelës i shumë lirive njerëzore, por ra kur ekonomia shkoi në kolaps, kur ndërmarrjet nuk kishin lëndë të parë dhe punëtorët u pushuan në masë, duke u paguar me 80% të pagës, siç u bë i njohur. Ishte mungesa e ushqimeve dhe uria ajo që i shtyu njerëzit të dilnin edhe më fort në rrugë për të kërkuar një tronditje.

Në 1997, qeveria e Sali Berishës ra pasi piramidat financiare zbrazën xhepat e njerëzve. Ndërkohë, në 1996, kur opozita u shemb në sy të të gjithëve, nuk ndodhi asgjë e ngjashme, dhe qeveria fitoi edhe zgjedhjet lokale të tetorit.

Një ekonomi me rritje, stabilitet dhe financa të qëndrueshme nuk mund të pësojë një lëvizje tektonike që të trazojë ekuilibrat politikë e shoqërorë. Një ekonomi që ka ulur papunësinë, madje po importon fuqi punëtore, tregon se ka mundësi për të mbajtur një ritëm zhvillimi.

Probleme që mbeten

Kjo nuk do të thotë aspak se ekonomia jonë nuk ka probleme, qoftë në strukturë, qoftë në aspektin fiskal, në shtetin social apo në shpërndarjen e shpenzimeve buxhetore.

Këtu debati ka munguar gjatë gjithë kohës, dhe përplasja vazhdon si në kohën e qepës me tezat e taksës së sheshtë dhe asaj progresive, ndërsa prioritetet dhe çështjet e reja janë krejt të tjera.

Por e keqja është se përveç partive të mëdha, edhe të rinjtë që dolën në shesh nuk duket se kanë ide apo nuk kanë thënë qartë çfarë mendojnë për shpërndarjen e pasurisë. Përveç asaj që ndodhi me “revolucionin flamingo”, që besuan se me bllokimin e një investimi, të cilit interesat i ka jashtë Shqipërisë, do të fitonin politikisht.

A u kthye normaliteti?

Pyetja që shtrohet është nëse opozita e Berishës dhe ajo e re u kthyen në normalitet, meqë u zhvillua një seancë normale në Kuvend.

Kjo ndodhi pas një takimi të djeshëm të OSBE-së, ku u fol qartë kundër veprimeve të dhunshme, si dhe pas deklaratave të forta të ambasadorit amerikan nga Saranda. Por çështja duket më e ndërlikuar se kaq.

Në të gjitha sondazhet, njerëzit janë të shqetësuar mbi të gjitha për ekonominë: rrogat, çmimet, taksat, pensionet, ndihmën sociale etj. Ta lësh këtë fushë të lirë për mazhorancën, ku Edi Rama do të prezantonte paketën e tij buxhetore prej 10 miliardë eurosh, është provuar se është e dëmshme për vetë opozitën. A i erdhi mendja? Do ta shohim.

Burimi: tirananews.al

Të fundit Të gjitha