Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

AI zbulon një defekt kritik sigurie në Java, në rrezik bankat dhe institucionet globale

AI zbulon një defekt kritik sigurie në Java, në rrezik bankat dhe institucionet globale
Foto: shqiptarja.com

Një firmë sigurie kibernetike ka përdorur inteligjencën artificiale (IA) për të zbuluar një të metë kritike në Java, një nga gjuhët më të përdorura të programimit në botë. Bëhet fjalë për startup-in teknologjik Calif, i cili identifikoi një dobësi në funksionet e menaxhimit të memories së kësaj gjuhe, e përdorur nga kompani si Apple dhe Amazon, si dhe nga banka, spitale e institucione qeveritare.

Dobësia Java4Shell

Dobësia, e quajtur Java4Shell, mund t’i lejonte një sulmuesi të ekzekutonte nga distanca komanda të paautorizuara në sistemet kompjuterike. Zbulimi u realizua me ndihmën e modelit GPT-6 Cyber të OpenAI, i cili nuk është ende i disponueshëm për publikun. Pas identifikimit të problemit, Oracle, kompania që zotëron Java-n, publikoi një përditësim kritik sigurie që përfshin korrigjimin e kësaj dobësie.

“IA tani po ekspozon më shumë të meta shumë më shpejt”.- tha Toby Walsh, një shkencëtar kompjuterash.

Rreziqet për sektorët kritikë

Ekspertët paralajmërojnë se një dobësi e tillë mund të ekspozojë sisteme financiare, të dhëna klientësh dhe informacione të organizatave. Shqetësimi lidhet veçanërisht me përdorimin e gjerë të Java-s në sektorë kritikë, ku përfshihen bankat, aviacioni, telekomunikacioni dhe sistemet e sigurisë kombëtare.

Një zbulim i dytë për Calif

Ky është rasti i dytë i identifikuar nga kompania Calif, e cila më herët zbuloi një të metë serioze edhe në gjuhën e programimit PHP, që sipas ekspertëve prekte rreth 30 milionë faqe interneti. Për momentin, nuk ka të dhëna nëse dobësia e fundit në Java ka prekur ndonjë kompani apo institucion.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha