Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestuesit me maska e përballën policinë; Minxhozi: u sfumua protesta

Protestuesit me maska e përballën policinë; Minxhozi: u sfumua protesta
Foto: abcnews.al

Analisti Skënder Minxhozi thotë se protestës së flamingove i mungoi përfaqësimi dhe se shpejtësia me të cilën ajo u ndez e më pas u sfumua nuk ishte e natyrshme.

Një protestë që u ndez shpejt dhe u shua më shpejt

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se askush nuk e mendonte që ajo protestë do të përfundonte me 30 persona me maska që gjuajnë policinë.

“Mua më duket sikur e kemi gjithë kurbën e protestës para syve tashmë. Është një grafik i mbyllur që fillon në fillim të verës dhe po mbyllet. Unë mendoj se shpejtësia me të cilën u shafq dhe u fuqizua dhe shpejtësia me të cilën u sfumua, të bën të mendosh se kemi të bëjmë me diçka e cila, megjithëse ngre probleme që janë aty, vetë protesta ka qenë një krijesë pa kokë, pa këmbë, por vetëm me muskuj, për aq sa ka zgjatur. Nuk ka shpjegim racional sepse shpjegimet duhet të jenë disa. Ka qenë pikë e madhe takimi. Sot, për fat të keq, shikoni, ditën e shtunë, protestë kombëtare e opozitës, dhe e fundit të javës e atyre të quajtur studentë. Sa ishin? Çfarë ndodhi? Pse nuk është ai kortezhi i hareshëm dhe i gëzueshëm, me banderola, me fantazi brenda? Ku janë? Ku u zhdukën?

Unë nuk dua ta them këtë, por ka shumë që e thonë. Unë mendoj se protesta ishte shpërthim i një emocioni, nuk e përjashtoj të jetë prapë aty. Protesta u sfumua në një mënyrë që nuk ia priste mendja kujt në qershor dhe korrik. Nisja e saj ishte shumë e vrullshme, ishte makinë sportive me 1000 kuaj fuqi, që askush nuk i hipte dhe të merrte timonin. Ajo mori përpara çfarë deshi dhe i mbaroi karburanti. Refuzimi i tejzgjatur i atyre që kërkoheshin nga ne të ishin organizatorë, ishte një lloj prezence, me të njëjtat fjalime, sharje dhe kërkesa. Shpejtësia me të cilën mori flakë dhe shpejtësia me të cilën u shua, nuk është e natyrshme.

Nga sheshi i mbushur me familje te dhuna e maskuar

Si ndodhi që ky sheshi na u mbush me gra e familje dhe tani kemi 30 veta me maska që gjuajnë policinë? Kjo që ndodhi sot ishte një dasëm pa orkestër. Ky rikthim i kësaj dëshire bashkëpunimi, i dy partive të vjetra, është festim i një rënie të një pale të tretë. PS-PD duan gjithë verën, sa do t’u zgjasë, një mini protestë të mbetur dhe 3 parti të vogla opozitare. Berisha është shumë i ekspozuar, e gjitha është aritmetikë”, theksoi ai./abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha