Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kur zjarri arrin në shtëpinë time, e kuptoj që po digjemi

Kur zjarri arrin në shtëpinë time, e kuptoj që po digjemi
Foto: shqiptarja.com

Po proteston Dhoma e Tregtisë, sepse molotovët i hynë brenda ambienteve të saj.

Kur digjen e shkatërrohen biznese private apo Banka e Shqipërisë, nuk shqetësohemi e nuk e ngremë zërin, megjithëse edhe ato janë biznese dhe dëmet kapërcejnë disa milionë euro.

Deri më sot kemi parë dy kategori shqiptarësh. Një pakicë që djeg e shkatërron qytetin. Së fundi, kanë marrë edhe gurët fleksibël dhe presin shtyllat e ndriçimit. Këta rrugaçë kanë mbështetësit e tyre të flaktë në studiot televizive.

Kategoria e dytë është një shumicë indiferente që nuk ndihet, nuk ngre zërin, sepse ndihet rehat në mikrokozmosin e vet.

Ç’më duhet mua?!

Fillojnë e ndihen kur zjarri u vjen në shtëpi.

Kanë harruar që kështu filloi 1997-a.

Ata që janë pas kësaj marrëzie kërkojnë një 1997 të re.

Të shkaktojnë krizë politike për t’ju mundësuar rikthimin në pushtet dhe të shkatërrojnë një herë e mirë integrimin europian të vendit.

Ngrijeni zërin ndaj kësaj murtaje sa nuk është vonë!

SI.E.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha