Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Polici që qëlloi deputetin pezullohet; Berisha: Rama dha urdhër për vrasjen

Polici që qëlloi deputetin pezullohet; Berisha: Rama dha urdhër për vrasjen
Foto: gazetadita.al

Deputeti demokrat Kliti Hoti u qëllua me plumb gome gjatë protestës së 29 nëntorit. Ai ishte në mes të një grupi protestuesish në bulevard, pranë ish-hotelit Dajti, kur, siç shihet në pamje, një polic e qëlloi me plumb gome, i cili e goditi në shpatullën e djathtë.

Ligjvënësi opozitar mbeti i shtrirë në rrugë për pak kohë, derisa një ambulancë erdhi dhe e dërgoi në Spitalin e Traumës. Dinamika e ngjarjes mbetet e paqartë. Në pamje shihet se inspektori i policisë Ersild Alliu tërhiqet për një moment nga krahët nga dy kolegët e tij, për ta larguar nga vendi.

Të tre po largohen, por në një moment inspektori Alliu kthehet, ngre pushkën dhe qëllon. Menjëherë pas kësaj, deputeti Hoti shihet duke rënë përtokë mes britmave të dhimbjes. Në zonën e shpatullës dallohet vrima e plumbit të gomës. Në ndihmë të tij erdhën vullnetarë të Kryqit të Kuq që ishin aty.

Hetimi dhe reagimet zyrtare

AMP, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka nisur hetimin për veprimet e policit, ndërsa efektivi Alliu është pezulluar nga detyra.

Polici që qëlloi deputetin pezullohet; Berisha: Rama dha urdhër për vrasjen
Polici që qëlloi deputetin pezullohet; Berisha: Rama dha urdhër për vrasjen

Policia e Shtetit tha se nuk kishte asnjë urdhër për të qëlluar me plumb gome, por sipas saj, bëhet fjalë për një veprim individual të policit.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor, bazuar në pamjet filmike dhe faktet lidhur me veprimet individuale të tij, pasi punonjësi nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome. Ndërkohë, në lidhje me të njëjtin rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur menjëherë veprimet hetimore”, tha Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli.

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, deklaroi se askush nuk është mbi ligjin, “aq më tepër një punonjës i Policisë së Shtetit, që ka për detyrë ta zbatojë dhe ta mbrojë atë.”

“Pasi jam vënë në dijeni për një rast të dyshuar të përdorimit joproporcional të forcës nga një punonjës i policisë në mënyrë individuale, i kam kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pezullimin e menjëhershëm të efektivit në fjalë, si dhe nisjen e procedurave për hetimin e plotë të ngjarjes”, shkroi Demo.

Reagimi i opozitës

Sali Berisha, i shoqëruar nga një grup deputetësh demokratë dhe të Partisë së Lirisë, mbërriti menjëherë në Spitalin e Traumës dhe e bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij “dha urdhër që Kliti Hoti të vritej”. Sipas Berishës, “polici mori shenjë në zemër, por një forcë e mbinatyrshme e ktheu”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/11/VID-20261129-WA0014.mp4

o.p. / dita

Burimi: gazetadita.al

Të fundit Të gjitha