Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Policia thërret shoferët për kujdes të shtuar në trafik dimëror

Policia thërret shoferët për kujdes të shtuar në trafik dimëror
Foto: gazetaexpress.com

Policia Rajonale e Ferizajt u bën thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në trafik, për shkak të borës dhe ngricave.

Sipas policisë, reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rajonin e Ferizajt, i cili përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë. Të gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, por në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Komunikata e plotë

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se reshjet e borës kanë vazhduar gjatë gjithë natës së mbrëmshme në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime dhe Shtërpcë.

Të gjitha rrugët në këtë rajon janë të kalueshme, megjithatë, në disa zona malore qarkullimi po zhvillohet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

Kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve punojnë vazhdimisht në terren. Ndërkohë, Policia Rajonale e Ferizajt, në koordinim me institucionet përkatëse, po e monitoron situatën dhe është e gatshme të ndërhyjë sipas nevojës.

Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të tregojnë kujdes të shtuar, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën e nevojshme të sigurisë ndërmjet automjeteve dhe të përdorin pajisje dimërore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Shoferëve u kërkohet gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me kushte të vështira atmosferike dhe të jenë më të përgjegjshëm gjatë gjithë kohës së qarkullimit.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë në trafik dhe u kërkon bashkëpunim dhe kujdes të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia thërret shoferët për kujdes të shtuar në trafik dimëror

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha