Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Protesta e dhunshme në Pavarësi: 12 të arrestuar pas sulmeve ndaj policisë

Protesta e dhunshme në Pavarësi: 12 të arrestuar pas sulmeve ndaj policisë
Foto: shqiptarja.com

Policia arrestoi 12 protestues pas sulmeve me molotov ndaj efektivëve gjatë protestës në Ditën e Pavarësisë. 19 të tjerë procedohen penalisht.

Të arrestuarit

Njoftimi i Policisë

Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin dhe dëmtuan pronën publike. Arrestohen 12 shtetas dhe procedohen penalisht 19 të tjerë.

Gjatë tubimit të djeshëm u dëmtuan 17 punonjës të Policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

  • E. K., 32 vjeç
  • H. Xh., 18 vjeç
  • S. A., 53 vjeç
  • M. D., 47 vjeçe
  • B. H., 25 vjeç
  • E. D., 27 vjeç
  • L. V., 55 vjeç
  • E. C., 32 vjeç
  • K. J., 31 vjeç
  • Y. M., 38 vjeçe
  • Sh. Ç., 29 vjeç
  • D. Ç., 23 vjeç

Gjithashtu, u proceduan penalisht 19 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Lajmi në përditësim…

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha