Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

Dëbora bllokon Kukësin, disa fshatra pa energji elektrike

Dëbora bllokon Kukësin, disa fshatra pa energji elektrike
Foto: top-channel.tv

Reshjet e dëborës gjatë natës kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, ndërsa aktualisht situata paraqitet e qëndrueshme.

Sipas informacionit të deritanishëm, të gjitha akset rrugore nacionale janë të kalueshme normalisht, falë ndërhyrjes së subjekteve kontraktore për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugëve.

Megjithatë, disa zona në bashkitë Has dhe Tropojë vazhdojnë të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.

Njoftimi i plotë

Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 të datës 29.11.2026 është si më poshtë:

I gjithë territori i Qarkut Kukës gjatë ditës së djeshme ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa gjatë natës reshjet janë shoqëruar me borë. Aktualisht situata e motit është e qëndrueshme.

Si rezultat i reshjeve, rrugët nacionale dhe ato bashkiake kanë qenë nën rrezikun e rënies së gurëve, inerteve dhe borës.

Subjektet kontraktore kanë vazhduar gjatë gjithë kohës punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.

  • Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë.

Furnizimi me energji elektrike dhe ujë

I gjithë Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike, përveç fshatit Myç-Has, Nj. Adm. Gjinaj, Nj. Adm. Golaj në bashkinë Has dhe Nj. Adm. Lekbibaj në bashkinë Tropojë.

  • Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

Burimi: top-channel.tv

Të fundit Të gjitha