Verilindja e vendit është goditur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike. Gjatë natës dhe orëve të para të ditës, reshjet e dëborës, era e fortë dhe rënia e ndjeshme e temperaturave nën zero kanë krijuar vështirësi të shumta.
Rrugët e bllokuara dhe punimet në terren
Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë sjellë probleme në rrugët nacionale dhe rurale. Kompanitë sipërmarrëse dhe bashkitë e Kukësit, Hasit dhe Tropojës po punojnë për të rikthyer situatën në normalitet.
Rruga e Kombit po trajtohet me kripë dhe ka kushte normale për qarkullimin e mjeteve.
Mjetet borëpastruese po punojnë në segmentet më problematike të gjithë Rrugës së Kombit, nga Rrëshen deri në Morinë.
Energjia elektrike
Për shkak të erërave të forta, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Grupet e punës të OSHEE-së janë në terren për riparimin e defekteve.
Burimi: abcnews.al









