Kryeministri Edi Rama i ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e 29 Nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka përcjellë një mesazh urimi.
“Mirëmëngjes dhe bashkë me urimin për festën e Çlirimit, ju uroj një të diel të bukur”, shkruan Rama.
Festa e Çlirimit
Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.
Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë njoftoi zyrtarisht edhe çlirimin e Shkodrës, 82 vjet më parë, më 29 Nëntor 1944.
Vlera historike e fitores
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një nga ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm sepse vendi u çlirua nga okupatori nazifashist, por edhe sepse kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës, krah aleatëve të mëdhenj: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Sovjetik.
Burimi: abcnews.al










